Zhvillimi i Shkathtësive të Buta

Rreth Trajnimit

Ky modul është zhvilluar nga organizata KCDF me mbështetje të programit GIZ CDBE. Trajnimi në këtë modul iu mundëson kandidatëve njohjen dhe të kuptuarit e shkathtësive të buta, si dhe
zhvillimin dhe përmirësimin e këtyre shkathtësive.

Temat që ligjërohen në këtë trajnim janë:

  • Termi shkathtësi të buta
  • Shkathtësitë e forta
  • Komunikimi efektiv
  • Të menduarit kritik
  • Zgjidhja e problemeve
  • Puna në ekip
  • Shkathtësitë e hulumtimit
  • Etika e punës
  • Lidershipi
  • Menaxhimi i kohës
  • Negocimi
  • Shkathtësitë ndërpersonale
Apliko Tani

Objektivat e trajnimit

Të gjithë kandidatët të cilët e përfundojnë me sukses këtë trajnim do të jenë në gjendje të:

  • Kuptojnë konceptet kyçe në lidhje me Shkathtësitë e Buta
  • Kuptojnë dallimin ndërmjet shkathtësive të buta dhe të forta
  • Kuptojnë rëndësinë e shkathtësive të buta
  • Mësojnë si t’i përmirësojnë këto shkathtësi
  • Kuptojnë profesionet kyçe ku nevojiten shkathtësi të caktuara

Metodologjia e të mësuarit

Për të siguruar nxënie efektive të materialeve të trajnimt, aplikohen metodologjitë vijuese të punës:

  • Teori
  • Demonstrim
  • Diskutim

Trajnimi ligjërohet përmes prezantimit në sallën e trajnimeve ose virtualisht përmes platformës ZOOM, ku trajneri dhe ndihmës-trajneri shpjegojnë modulin. Kandidatët pajisen me librin e modulit dhe iu jepet hapësira për diskutim.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Trajnimi iu dedikohet grupeve në vijim:

  • Mësimdhënësve të gjitha lëndëve mësimore
  • Nxënësve të shkollave të mesme të ulëta
  • Nxënësve të shkollave të mesme të larta

Kohëzgjatja

16 orë trajnimi përgjatë 2 ditëve

Certifikimi

Kandidatët kanë mundësi të pajisen me certifikatë pas vlerësimit të suksesshem në kriteret vijuese:

  1. Pjesëmarrja në trajnim
  2. Detyrat për certifikim