Sistemi i monitorimit dhe evaluimit – Sigurimi i cilësisë në shkolla

Rreth Trajnimit

Ky trajnim aftëson kandidatët në përdorimin e platformës për digjitalizim të monitorimit dhe evaluimit të cilësisë në shkollë, të kuptuarit e rëndësisë së indikatorëve të cilësisë dhe gjenerimin automatik të raporteve të monitorimit dhe evaluimit të cilësisë.

Temat që ligjërohen në këtë trajnim janë:

  • Njohja me modulin elektronik Monitorimi dhe evaluimi
  • Njohja me funksionalitetet e modulit
  • Indikatorët që sigurojnë cilësinë nëpër shkolla
  • Nxjerrja e raporteve për indikatorët e sigurimit të cilësisë nëpër shkolla
Apliko Tani

Objektivat e trajnimit

Të gjithë kandidatët të cilët e përfundojnë me sukses këtë trajnim do të jenë në gjendje të:

  • Kuptojnë rëndësinë e monitorimit dhe evaluimit të indikatorëve të cilësisë
  • Dijnë t’i përdorin funksionet kyçe të platformës digjitale për monitorim dhe evaluim të cilësisë
  • Krijojnë pyetësor për të mbledhur informata për indikatorë të ndryshëm (p.sh. niveli i përmbushjes së pritshmërisë të bizneseve në raport me kurset e ofruara, apo niveli i përmbushjes së pritshmërisë të nxënësve apo mësimdhënësve në raport me materialet mësimore, etj.)
  • Gjenerojnë raporte semestrale, gjysmë-vjetore, vjetore, apo sipas nevojës.

Metodologjia e të mësuarit

Për të siguruar nxënie efektive të materialeve të trajnimt, aplikohen metodologjitë vijuese të punës:

  • Teori
  • Demonstrim
  • Diskutim

Trajnimi ligjërohet përmes prezantimit në sallën e trajnimeve ose virtualisht përmes platformës ZOOM, ku trajneri dhe ndihmës-trajneri shpjegojnë modulin. Kandidatët pajisen me librin e modulit dhe iu jepet hapësira për diskutim.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Trajnimi iu dedikohet grupeve në vijim:

  • Koordinatorëve të cilësisë
  • Punonjësve të administratës së shkollës
  • Menaxhmentit të shkollës

Kohëzgjatja

Ky program trajnues përbëhet prej 16 orëve nga të cilat janë:

  • 8 orë trajnim
  • 4 orë e-learning
  • 4 orë mentorim

Certifikimi

Kandidatët kanë mundësi të pajisen me certifikatë pas vlerësimit të suksesshem në kriteret vijuese:

  1. Pjesëmarrja në trajnim
  2. Detyrat për certifikim