Aktivitetet e parapara në shkollë në përmbushjen e objektivave të ndërlidhura me orientimin në karrierë

Rreth Trajnimit

Ky modul shtjellon dobitë e aktiviteteve jashtë kurrikulare që ndërlidhen me orientimin në karrierë në aspektin e zhvillimit personal, profesional dhe akademik të nxënësve.

Temat që ligjërohen në këtë trajnim janë:

  • Roli dhe rëndësia e aktiviteteve jashtë-kurrikulare
  • Ndërlidhja me Kornizën Kurrikulare
  • Njohja me mundësitë e shkollimit dhe aftësimit profesional pas përfundimit të shkollës së mesme
  • Shtjellimi i aktiviteteve siç janë: Dita e dyerve të hapura, Java e karrierës, Panairi i punës, Vëzhgimi i drejtpërdrejtë, Klubi i karrierës në SHMP dhe gjimnaze, Punëtoritë për orientim në karrierë dhe ndërmarrësi dhe sesionet informuese me maturantë.
Apliko Tani

Objektivat e trajnimit

Të gjithë kandidatët të cilët e përfundojnë me sukses këtë trajnim do të jenë në gjendje të:

  • Kuptojnë rëndësinë e orientimit në karrierë
  • Identifikojnë aktivitetet kyçe për orientim në karrierë
  • Dinë t’i planifikojnë aktivitetet përgjatë klasave VI – XII
  • Dinë t’i planifikojnë resurset e domosdoshme për implementimin e aktiviteteve që ndërlidhen me ofrimin e shërbimeve të orientimit në karriere
  • Përgatisin leksione për Orientim në Karrierë drejt përmbushjes së obligimeve që dalin nga planet dhe programet mësimore
  • Organizojnë aktivitete brenda klasës, brenda shkollës në bashkëpunim me mësimdhënës tjerë si dhe me shkolla tjera të niveleve të ndryshme
  • Iniciojnë projekte që ndërlidhen me orientimin e nxënësve dhe edukimin e tyre në karrierë
  • Përpilojnë planin vjetor të aktiviteteve për orientim në karrierë të koordinuar me mësimdhënës tjerë.

Metodologjia e të mësuarit

Për të siguruar nxënie efektive të materialeve të trajnimt, aplikohen metodologjitë vijuese të punës:

  • Shpjegim teorik
  • Demonstrim
  • Diskutim

Trajnimi ligjërohet përmes prezantimit në sallën e trajnimeve ose virtualisht përmes platformës ZOOM, ku trajneri dhe ndihmës-trajneri shpjegojnë modulin. Kandidatët pajisen me librin e modulit dhe iu jepet hapësira për diskutim.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Trajnimi iu dedikohet grupeve në vijim:

  • Mësimdhënësve të fushës Jeta dhe Puna
  • Koordinatorëve të cilësisë
  • Punonjësve të administratës së shkollës
  • Menaxhmentit të shkollës

Kohëzgjatja

8 orë trajnimi përgjatë 1 dite

Certifikimi

Kandidatët kanë mundësi të pajisen me certifikatë pas vlerësimit të suksesshem në kriteret vijuese:

  1. Pjesëmarrja në trajnim
  2. Detyrat për certifikim