Krijimi dhe menaxhimi i bankës së pyetjeve

Rreth Trajnimit

Ky modul i shtjellon krijimin e bankës së pyetjeve e cila shërben si magazinë e pyetjeve të kategorive, llojeve dhe niveleve të ndryshme të vështirësisë.

Temat që ligjërohen në këtë trajnim janë:

  • Informata të përgjithshme mbi sistemin automatik të krijimit të testeve
  • Publikimi i formateve të ndryshme të pyetjeve të testeve
  • Shtjellimi i funksionaliteteve të bankës së pyetjeve
  • Krijimi i bankës së pyetjeve dhe menaxhimi i saj
Apliko Tani

Objektivat e trajnimit

Të gjithë kandidatët të cilët e përfundojnë me sukses këtë trajnim do të jenë në gjendje të:

  • Kuptojnë rëndësinë e sistemit automatik për testim
  • Regjistrohen me sukses në platformë
  • Përdorin funksionet për abonim te autorët e testeve
  • Gjejnë historinë e testeve të krijuara më parë
  • Kuptojnë konceptin e bankës së pyetjeve dhe funksionet kyçe të kësaj komponentë
  • Krijojnë dhe menaxhojnë bankën e pyetjeve

Metodologjia e të mësuarit

Për të siguruar nxënie efektive të materialeve të trajnimt, aplikohen metodologjitë vijuese të punës:

  • Shpjegim teorik
  • Demonstrim
  • Diskutim

Trajnimi ligjërohet përmes prezantimit në sallën e trajnimeve ose virtualisht përmes platformës ZOOM, ku trajneri dhe ndihmës-trajneri shpjegojnë modulin. Kandidatët pajisen me librin e modulit dhe iu jepet hapësira për diskutim.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Trajnimi iu dedikohet grupeve në vijim:

  • Mësimdhënësve të fushës Jeta dhe Puna
  • Koordinatorëve të cilësisë
  • Punonjësve të administratës së shkollës
  • Menaxhmentit të shkollës

Kohëzgjatja

8 orë trajnimi përgjatë 1 dite

Certifikimi

Kandidatët kanë mundësi të pajisen me certifikatë pas vlerësimit të suksesshem në kriteret vijuese:

  1. Pjesëmarrja në trajnim
  2. Detyrat për certifikim