Roli i Busulla.COM në përmbushjen e objektivave për Orientim në Karrierë të parapara në Kornizën Kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë

Rreth Trajnimit

Përmes trajnimit në këtë modul, kandidatët njihen me rolin e platformës Busulla.COM në përmbushjen e objektivave për orientim në karrierë që parashihen në Kornizën Kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë, siç parashihet me strategjinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe planin për implementim të Orientimit në Karrierë në shkolla.

Ky modul i trajnimit i trajton këto tema:

  • Parimet e Kornizës Kurrikulare dhe fushën Jeta dhe puna
  • Parimet e orientimit dhe edukimit në karrierë
  • Implementimin e orientimit në karrierë në klasat VI-XII
  • Planin për realizimin e objektivave të orientimit në karrierë
Apliko Tani

Objektivat e trajnimit

Të gjithë kandidatët të cilët e përfundojnë me sukses këtë trajnim do të jenë në gjendje të:

  • Njohin rolin e Busulla.COM në përmbushjen e objektivave të fushës Jeta dhe puna
  • Shtjellojnë parimet e orientimit dhe edukimit në karrierë të rekomanduara nga MASHT për mësimdhënësit e fushës Jeta dhe puna, menaxhmentin e shkollave, respektivisht DKA
  • Shpjegojnë modelin për implementimin e orientimit në karrierë për klasat VI-XII
  • Zhvillojnë aktivitete për edukim dhe orientim në karrierë
  • Shtjellojnë planin për realizimin e objektivave të edukimit dhe orientimit në karrierë në gjimnaze, shkollat e mesme profesionale dhe shkollat e mesme të ulëta
  • Shtjellojnë rezultatet e shkallës së V-të dhe VI-të të kurrikulës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP)

Metodologjia e të mësuarit

Për të siguruar nxënie efektive të materialeve të trajnimt, aplikohen metodologjitë vijuese të punës:

  • Teori
  • Demonstrim
  • Diskutim

Trajnimi ligjërohet përmes prezantimit në sallën e trajnimeve ose virtualisht përmes platformës ZOOM, ku trajneri dhe ndihmës-trajneri shpjegojnë modulin. Kandidatët pajisen me librin e modulit dhe iu jepet hapësira për diskutim.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Trajnimi iu dedikohet grupeve në vijim:

  • Mësimdhënësve të fushës Jeta dhe Puna
  • Koordinatorëve të cilësisë
  • Punonjësve të administratës së shkollës
  • Menaxhmentit të shkollës

Kohëzgjatja

8 orë trajnimi

Certifikimi

Kandidatët kanë mundësi të pajisen me certifikatë pas vlerësimit të suksesshem në kriteret vijuese:

  1. Pjesëmarrja në trajnim
  2. Detyrat për certifikim