Ligji i punës, etika dhe sjellja profesionale

Rreth Trajnimit

Ky modul i njofton nxënësit me botën e punës, rregulloret, ligjet dhe normat sociale që rregullojnë bashkëveprimin në mes të punëdhënësit dhe punëtorit, si dhe sfidat që ata hasin. Rrjedhimisht, moduli ka për qëllim të siguroj një përmbledhje të çështjeve thelbësore dhe sfidave brenda botës së punës, objektivave profesionale dhe mënyrave se si ato të adresohen. Për më tepër, moduli paraqet një varg perspektivash teorike mbi punën, sjelljen dhe etikën profesionale.

Ky modul i trajnimit është i organizuar në tre kapituj:

  • Ligji i punës
  • Etika profesionale
  • Sjellja profesionale
Apliko Tani

Objektivat e trajnimit

Të gjithë kandidatët të cilët e përfundojnë me sukses këtë trajnim do të jenë në gjendje t’i kryejnë këto aktivitete/detyra:

  • Demonstrojnë një kuptim sistematik dhe kritik të koncepteve, ligjeve, rregulloreve, çështjeve dhe debateve kryesore të ndërlidhura me temën e botës së punës.
  • Njohin dhe kuptojnë aktet ligjore dhe kornizat legjislative që rregullojnë tregun e punës. Për shembull, korniza ligjore për regjistrimin e bizneseve, procedurat që duhet ndjekur, llojet e mundshme të bizneseve, etj.
  • Përshkruajnë aspektet kryesore të sjelljes dhe etikës profesionale dhe zbatimit të saj.
  • Analizojnë në mënyrë kritike çështje specifike rreth tregut të punës duke u thirrur në mësimet lidhur me ligjet, rregulloret, aktet nënligjore dhe kodet etike dhe morale.
  • Zhvillojnë njohuritë e tyre në hulumtim dhe kërkim të nevojshëm për përfundimin e detyrave të kërkuara nga ky modul.

Metodologjia e të mësuarit

Për të siguruar nxënie efektive të materialeve të trajnimit, aplikohen metodologjitë vijuese të punës:

  • Teori
  • Demonstrim
  • Diskutim

Trajnimi ligjërohet përmes prezantimit në sallën e trajnimeve ose virtualisht përmes platformës ZOOM, ku trajneri dhe ndihmës-trajneri shpjegojnë modulin. Kandidatët pajisen me librin e modulit dhe iu jepet hapësira për diskutim.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Trajnimi iu dedikohet grupeve në vijim:

  • Mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta
  • Nxënësve të shkollave të mesme të larta
  • Koordinatorëve të qendrave të karrierës

Kohëzgjatja

Ky program trajnues përbëhet nga 12 orë që mbahen përgjatë dy ditëve.

Certifikimi

Kandidatët kanë mundësi të pajisen me certifikatë pas vlerësimit të suksesshëm në kriteret vijuese:

  1. Pjesëmarrja në trajnim
  2. Detyrat për certifikim