Barometri Shtetëror i të Rinjve 2021
4 Tetor, 2021 | 941 ViewsKy raport përbëhet nga katër seksione kryesore. Hyrja jep një kontekst më të gjerë të palëve të përfshira, qëllimet dhe veprimtarinë e tyre, ndërsa kaptinat pasuese shpalosin gjetjet e vitit 2021. Kaptina mbi metodat shpjegon metodologjinë e përdorur në realizimin e këtij studimi, madhësinë dhe përzgjedhjen e mostrës dhe shpërndarjen nëpër regjione, përpilimin e pyetësorit, procedurat e anketimit dhe analizimin e të dhënave. Tutje, rezultatet prezantojnë me tekst dhe ilustrime gjetjet kryesore të studimit që kanë të bëjnë me fushat e studimit të paraqitura në pjesën e metodologjisë. Së fundi, kaptina e diskutimit dhe rekomandimeve thekson gjetjet duke interpretuar dhe ofruar sugjerime për intervenim nga hisedarët përkatës si dhe studime të mëtejshme në këtë aspekt.
Gjetjet nga ky studim synojnë të informojnë institucionet përkatëse në arsim dhe punësim, si institucionet publike, shkollat, bizneset, përfaqësuesit e industrisë, prindërit, shoqërinë civile etj. Studimi gjithashtu synon të mbështesë drejtpërdrejt maturantët pjesëmarrës për orientim në karrierë duke i përshtatur shërbimet sipas nevojave të tyre.