Busulla.COM është platforma zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë. Implementimi i këtij modeli të orientimit në karrierë në Republikën e Kosovës është mundësuar falë partneritetit publiko-privat në mes të Smart Bits, LuxDev dhe MASH-it.
KCDF ofron shërbime të ndërlidhura me promovimin e kësaj platforme didaktike, e cila ju shërben të gjitha shkollave të Republikës së Kosovës duke u ofruar mbështetje për orientim në karrierë dhe ndërlidhje të sistemit të arsimit me tregun e punës.
Mëso më shumëBursisti.COM është platformë digjitale e implementuar nga KCDF që ndihmon në agregimin e fuqisë blerëse të maturantëve dhe në rritjen e fuqisë së tyre negociuese dhe përfaqësuese tek institucionet e arsimit të lartë, në lidhje me interesat dhe nevojat e maturantëve.
Duke krijuar llogarinë dhe duke treguar drejtimin dhe institucionin arsimor të preferuar, Bursisti.COM nxjerr raporte të përgjithshme me numrin total të kandidatëve të cilat kanë shfaqur interesa të përbashkëta dhe i vendos ata në kontakt me institucionet përkatëse. Në këtë mënyrë, fuqia negociuese e kandidatëve rritet, duke iu mundësuar atyre që të marrin një ofertë të favorshme për studime.
Mëso më shumë