Libri “Këshillimi dhe orientimi në karrierë përmes Busulla.COM”
11 Gusht, 2020 | 4435 ViewsKy libër përbëhet nga katër module të cilat shtjellojnë funksionalitetet e platformës Busulla.COM dhe mbështetjen që ajo ofron në zbatimin e pesë hapave të procesit të këshillimit dhe orientimit në karrierë. Për më tepër, modulet e këtij libri shtjellojnë më tutje aktivitetet e parapara në shkollë për përmbushjen e objektivave të ndërlidhura me orientimin në karrierë si dhe rolin e platformës Busulla.COM në përmbushjen e këtyre objektivave të përcaktuara në Kornizën Kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë të Kosovës. Busulla.COM është platforma zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për këshillim dhe orientim në karrierë.
Moduli 1. Busulla.COM – 5 hapat e orientimit në karrierë
Ky modul përbëhet nga pesë modulet e platformës Busulla si në vijim: Testet e karrierës, Profesionet, Shkollat / Universitetet, Puna dhe praktika dhe Këshilltari.
Moduli 2. Vlerësimi i potencialit dhe interpretimi i rezultateve të testeve të vetë-njohjes
Te moduli i dytë i librit shtjellohen të gjitha aspektet e përdorimit dhe interpretimit të testeve të karrierës, të cekura më lartë, të cilat njihen me shkurtesën si testet e Interesave, Vlerave, Aftësive dhe Preferencave (IVAP), Testi i Potencialit dhe testi “BasicCheck®”.
Moduli 3. Roli i Busulla.COM në përmbushjen e objektivave për Orientim në Karrierë të parapara në Kornizën Kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë
Ky modul shtjellon kërkesat dhe objektivat e identifikuara në Kornizën Kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë lidhur me procesin e orientimit të nxënësve në karrierë.
Moduli 4. Aktivitetet e parapara në shkollë në përmbushjen e objektivave të ndërlidhura me orientimin në karrierë
Moduli i fundit i librit ofron informata rreth aktiviteteve brenda dhe jashtë-kurrikulare. Ky modul thekson më shumë aktivitetet jashtë-kurrikulare që promovojnë rëndësinë e procesit të orientimit në karrierë dhe në ofrimin e mbështetjes për nxënës.