Fondacioni Kosovar për Zhvillim të Karrierës është organizatë jo-qeveritare që promovon edukimin dhe orientimin për karrierë, ndërmarrësinë dhe ndërlidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës.

Në këtë prezantim, ju keni mundësi të informoheni mbi objektivat kryesore të organizatës, të cilat janë:

  • Promovimi dhe ofrimi i shërbimeve për orientim në karrierë te të gjitha institucionet arsimore, mësimdhënësit, prindërit, bizneset dhe shoqatat e bizneseve.
  • Realizimi i analizave gjithëpërfshirëse të arsimit dhe indikatorëve të tregut të punës për t’i njoftuar palët e interesit.
  • Organizimi i Forumit Nacional për Edukim dhe Orientim në Karrierë.