Moduli i Shkathtësive të Buta
3 Nëntor, 2020 | 1653 ViewsShkathtësitë e buta janë atribute personale që na mundësojnë të punojmë, performojmë e bashkëpunojmë me të tjerët në mënyrë që të arrijmë të funksionojmë suksesshëm në shoqëri. Ato janë pjesë e jetës së përditshme të secilit prej nesh.
Termi shkathtësi të buta shpeshherë mund të gjendet edhe si sinonim i fjalëve si: shkathtësi nderpersonale, shkathtësi thelbësore, shkathtësi praktike, shkathtësi njerëzore, etj. Shkathtësitë e buta shpeshherë konsiderohen të jenë pjesë e ndërthurur e personalitetit tonë dhe plotësojnë shkathtësi të tjera si shkathtësitë e forta, akademike dhe profesionale.
Ky modul është zhvilluar nga organizata KCDF me mbështetje të GIZ CDBE për 20 Shkollat Kampione në të cilat janë ngritur Klubet e Karrierës. Tashmë ky modul është në dispozicion të të gjitha shkollave publike për shfrytëzim me qëllim të të kuptuarit dhe përmirësimit të shkathtësive të buta.