PËRMBLEDHJE E PUBLIKIMEVE

Analizat dhe hulumtimet e realizuara

KCDF synon që të hedhë dritë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike dhe private, duke rritur qasjen në të dhëna dhe informata rreth gjendjes ekzistuese dhe trendeve në fushën e ndërmarrësisë dhe kërkesave të tregut të punës. Të njëjtat publikime kanë për qëllim që të ofrojnë materiale të dobishme për mësimdhënës dhe nxënës, për ta bërë më të lehtë përmbushjen e suksesshme të detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Udhëzues për Video Produksion

Udhëzuesi për video produksion ju shërben të gjithë nxënësve të interesuar të krijojnë video mbi profesionet e ndryshme ku shtjellohet një ditë tipike e punës së një profesionisti. Në këtë udhëzues i gjeni të gjitha informatat për krijimin e një video të tillë e cila pastaj mund të publikohet në modulin “Profesionet” në Busulla.COM te […]

Mëso më shumë

Fushëveprimtaria dhe objektivat e organizatës

Fondacioni Kosovar për Zhvillim të Karrierës është organizatë jo-qeveritare që promovon edukimin dhe orientimin për karrierë, ndërmarrësinë dhe ndërlidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës. Në këtë prezantim, ju keni mundësi të informoheni mbi objektivat kryesore të organizatës, të cilat janë: Promovimi dhe ofrimi i shërbimeve për orientim në karrierë te të gjitha institucionet […]

Mëso më shumë

Buletini III

KCDF ka publikuar buletinin e tretë me radhë në të cilin ofrohen informata rreth aktiviteteve dhe projekteve aktuale të organizatës tonë. Në këtë edicion të buletinit mund të lexoni mbi temat: Aktivitetet e zhvilluara nga Klubet e Karrierës në shkollat e mesme të ulëta Trajnimi i nxënësve në Video Produksion Lansimi i projektit “Zhvillimi i […]

Mëso më shumë

Të mësuarit e bazuar në projekte

Me anë të të mësuarit të bazuar në projekte, nxënësit fitojnë njohuri dhe shkathtësi të ndryshme, të cilat pastaj ndihmojnë në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional. Ky lloj i të mësuarit është më ndryshe se të mësuarit tradicional, për shkak se të mësuarit këtu bëhet përmes angazhimit aktiv dhe aktiviteteve të cilat kërkojnë bashkëpunim […]

Mëso më shumë

Udhëzues për mësimdhënësit e fushës Jeta dhe Puna për zbatim të aktiviteteve rreth edukimit dhe orientimit në karrierë në klasën e IX-të

Ky udhëzues është hartuar në kuadër të projektit ProCareer 2 dhe si rezultat i intervenimit “Zhvillimi i shërbimeve të orientimit në karrierë dhe ndërmarrësisë për të rinj’’ të implementuar nga KCDF dhe mbështetur nga Solidar Suisse. Udhëzuesi është përgatitur për mësimdhënësit e fushës Jeta dhe Puna që t’i mbështes ata në implementim të aktiviteteve që […]

Mëso më shumë