PËRMBLEDHJE E PUBLIKIMEVE

Analizat dhe hulumtimet e realizuara

KCDF synon që të hedhë dritë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike dhe private, duke rritur qasjen në të dhëna dhe informata rreth gjendjes ekzistuese dhe trendeve në fushën e ndërmarrësisë dhe kërkesave të tregut të punës. Të njëjtat publikime kanë për qëllim që të ofrojnë materiale të dobishme për mësimdhënës dhe nxënës, për ta bërë më të lehtë përmbushjen e suksesshme të detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zhvillimi i shkathtësive për incizim dhe montim të videove, punë ekipore dhe komunikim

Ky modul përmban shpjegim për procesin e krijimit të një video-interviste nga përgatitja për intervistë deri te editimi i videos dhe finalizimi i saj.   Moduli është zhvilluar nga Fondacioni Kosovar për Zhvillim të karrierës – KCDF në bashkëpunim dhe me mbështetjen e programit “Përkrahje adoleshentëve  pas mësimit të rregullt” – ASSET, të financuar nga […]

Mëso më shumë

Tregu i punës dhe format e punësimit

Tregu i punës është vendi ku punëtori dhe punëdhënësi bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Këtu punëdhënësi siguron fuqinë punëtore që i duhet për kompaninë/organizatën/biznesin e tij ndërkaq punëkërkuesit sigurojnë një vend pune.   Në këtë përmbajtje shtjellohen llojet e punës, faktorët që formojnë raportet punonjës-punëdhënës, rëndësia dhe përfitimet e punës praktike dhe vullnetarizmit në vendin tonë, llojet […]

Mëso më shumë

Studimi Gjurmues rreth Projektit “Lehtësimi i tranzicionit të nxënësve nga SHMU në SHML”

KCDF në bashkëpunim me Solidar Suisse dhe Komunën e Pejës ka realizuar projektin “Lehtësimi i tranzicionit të nxënësve nga SHMU në SHML” në komunën e Pejës. Në fazën përmbyllëse të këtij projekti është zhvilluar një studim gjurmues për nxënësit që janë regjistruar në klasën e X-të në vitin shkollor 2020/2021, me qëllim të gjurmimit të […]

Mëso më shumë

Buletini II

KCDF ka publikuar buletinin e dytë me radhë në të cilin ofrohen informata rreth aktiviteteve dhe projekteve aktuale të organizatës në bashkëpunim me partnerët tonë. Në këtë edicion të buletinit mund të lexoni mbi temat: Klubet e Karrierës në gjimnaze Rëndësia e shkathtësive të buta për jetë dhe punë Storiet e suksesit në Busulla.COM Risitë […]

Mëso më shumë

Moduli i Shkathtësive të Buta

Shkathtësitë e buta janë atribute personale që na mundësojnë të punojmë, performojmë e bashkëpunojmë me të tjerët në mënyrë që të arrijmë të funksionojmë suksesshëm në shoqëri. Ato janë pjesë e jetës së përditshme të secilit prej nesh.   Termi shkathtësi të buta shpeshherë mund të gjendet edhe si sinonim i fjalëve si: shkathtësi nderpersonale, […]

Mëso më shumë