PËRMBLEDHJE E SHËRBIMEVE

Shërbimet e ofruara

KCDF është e angazhuar në mbështetjen dhe përafrimin e të gjitha palëve me interes në fushën e edukimit në karrierë, arsimit dhe tregut të punës. Organizata synon mbështetjen e palëve të përfshira në këto fusha, duke iu ofruar atyre një bazë për vendimmarrje të mirinformuar falë ekspertizës në sistemin e arsimit dhe tregun e punës, shërbimeve për edukim dhe trajnime, realizimit të studimeve dhe hulumtimeve, përkrahjes së iniciativave brenda shkollës dhe promovimit të aktiviteteve për orientim në karrierë.

Analizimi i sistemit të arsimit dhe tregut të punës

Bashkëpunim me odat ekonomike, shoqatat e bizneseve dhe bizneset për të realizuar hulumtime rreth indikatorëve të tregut të punës. Në të njëjtën kohë, KCDF punën për së afërmi me shkollat për të ofruar mbështetje në ndërlidhjen e partneriteteve me bizneset, me qëllim që hendeku i shkathtësive dhe profileve të kërkuara të tejkalohet.

Organizimi i forumit për karrierë dhe ndërmarrësi

Partneritetet e shumta të KCDF-së me institucionet publike (ministritë dhe komunat), organizatat lokale dhe ndërkombëtare dhe shoqatat e bizneseve mundësojnë organizimin e punëtorive dhe takimeve të rregullta me qëllim të koordinimit në mes të palëve.

Disa nga objektivat të cilat synohen të arrihen përmes organizimit të forumit janë:

  • Identifikimi i institucioneve publike, profesionistëve dhe organizatave relevante për pjesëmarrje dhe prezantim të temave relevante;
  • Identifikimi i temave aktuale për diskutim me anëtarët e forumit;
  • Avokimi dhe mbështetja në zhvillimin e standardeve për ofrimin e shërbimeve për orientim në karrierë;
  • Zhvillimi i hulumtimeve rreth temave adekuate;
  • Diskutimi rreth temave kyçe të ndërlidhura me politik-bërjen e fokusuar kah orientimi në karrierë;
  • Identifikimi i hapësirave për intervenim përmes projekteve të mundshme dhe bashkëpunimi në mes të palëve të interesit;
  • Koordinimi i punës dhe projekteve në mes të akterëve të cilët punojnë në sektorin përkatës.

Koordinimi i Klubeve të Karrierës

KCDF përmes bashkëpunimit me organizata të tjera ndërkombëtare është përgjegjëse për ngritjen dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së Klubeve të Karrierës në shkollat e mesme të ulëta, gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Klubet e Karrierës janë iniciativa jashtë-kurrikulare dhe udhëhiqen nga nxënësit e shkollave përkatëse, me qëllim të fuqizimit dhe përfshirjes së tyre në aktivitete të ndërlidhura me orientim në karrierë dhe ndërmarrësi. KCDF ofron përkrahje për klubet si në vijim:

  • Përgatitja dhe përditësimi i planit dinamik të punës për secilin vit shkollor;
  • Mbështetja e klubeve për bashkëpunim me biznese, profesionistë dhe institucione;
  • Mbështetja e vazhdueshme e Sekretariatit të secilit klub;
  • Nxitja e bashkëpunimit në mes të të gjitha klubeve dhe organizimi i eventeve në
    të përbashkëta.

Koordinimi i Qendrave të Karrierës

Qendrat e Karrierës të cilat ofrojmë shërbimet e tyre në shkollat e mesme profesionale shfrytëzojnë platformën Busulla.COM si vegël të ofrimit të shërbimeve të tyre për këshillim në karrierë dhe orientim profesional të nxënësve.

Prandaj, KCDF ofron mbështetje të vazhdueshme për stafin e Qendrave të Karrierës në shfrytëzimin e platformës Busulla.COM dhe platformave tjera të ofruara nga organizata jonë. Gjithashtu, përmes ofrimit të trajnimeve profesionale dhe bashkërendimit të aktiviteteve, KCDF ndihmon Qendrat e Karrierës në shtrirjen e kampanjave informuese për drejtimet dhe profilet e ofruara për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta.

Implementimi i projekteve

Falë eksperiencës dhe ekspertizës së stafit tonë, tashmë jemi të angazhuar në shtrirjen e disa projekteve me partnerë dhe përfitues të ndryshëm. Përmes këtyre projekteve synojmë të jemi sa më afër nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve.

Në të njëjtën kohë, projektet tona përfshijnë edhe bashkëpunimin me përfaqësuesit e bizneseve dhe bizneset me qëllim që të kuptojmë nevojat dhe interesat e tyre dhe t’i adresojmë ato së bashku me institucionet përkatëse të arsimit.

Implementimi i projekteve bëhet përmes mbështetjës së organizatave të ndryshme donatore dhe institucioneve publike.