Studimi Gjurmues rreth Projektit “Lehtësimi i tranzicionit të nxënësve nga SHMU në SHML”
11 Dhjetor, 2020 | 710 ViewsKCDF në bashkëpunim me Solidar Suisse dhe Komunën e Pejës ka realizuar projektin “Lehtësimi i tranzicionit të nxënësve nga SHMU në SHML” në komunën e Pejës. Në fazën përmbyllëse të këtij projekti është zhvilluar një studim gjurmues për nxënësit që janë regjistruar në klasën e X-të në vitin shkollor 2020/2021, me qëllim të gjurmimit të tranzicionit të nxënësve nga shkolla e mesme e ulët në shkollë të mesme të lartë.
Raporti i bashkangjitur më poshtë ka për qëllim të paraqes ecurinë dhe gjetjet e këtij studimi gjurmues. Me anë të rezultateve të paraqitura në këtë raport, KCDF do të informoj nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, shkollat dhe institucionet vendimmarrëse, siç janë drejtoritë komunale të arsimit dhe ministritë, rreth gjendjes aktuale, ndikimit të këtij projekti dhe nevojave të nxënësve për drejtime të reja apo mbështetje në identifikimin e shtegut të duhur të karrierës.
Për të lexuar raportin e plotë të këtij studimi, ju ftojmë të klikoni në butonin “Shkarko PDF” më poshtë.