Vlerësimi i potencialit dhe interpretimi i rezultateve të testeve të vetë-njohjes

Rreth Trajnimit

Ky modul i shtjellon të gjitha aspektet e përdorimit dhe interpretimit të testeve të karrierës.

Temat që ligjërohen në këtë trajnim janë:

  • Teoria e Holland-it mbi kongruencën midis personalitetit dhe profesionit/mjedisit të punës
  • Modeli Ginzberg-ut dhe teoria e zhvillimit profesional e Donald Super
  • Faktorët kryesorë që ndikojnë në përzgjedhjen e karrierës dhe rëndësia e qasjes psikologjike
  • Testet IVAP, testin e Potencialit dhe BasicCheck
  • Faza e vetë-reflektimit dhe përcaktimi i objektivave
Apliko Tani

Objektivat e trajnimit

Të gjithë kandidatët të cilët e përfundojnë me sukses këtë trajnim do të jenë në gjendje të:

  • Interpretojnë rezultatet e testeve të IVAP-it (interesave, vlerave, aftësive dhe preferencave) si dhe te testeve te potencialit.
  • Ofrojnë këshilla nxënësve për ndërlidhjen e profesioneve me rezultatet e IVAP-it dhe Testit të Potencialit
  • Ofrojnë përgjigje në pyetje të nxënësve në rast se nxënësit nuk e gjejnë profesionin e dëshiruar në mesin e profesioneve të rekomanduara, arsyeja apo shpjegimi, cilët janë faktorët dhe arsyet që e bëjnë një profesion të mos jetë ndër të parët, etj.
  • Shpjegojnë instrumentet e IVAP-it dhe Testit të Potencialit.

Metodologjia e të mësuarit

Për të siguruar nxënie efektive të materialeve të trajnimt, aplikohen metodologjitë vijuese të punës:

  • Shpjegim teorik
  • Demonstrim
  • Diskutim

Trajnimi ligjërohet përmes prezantimit në sallën e trajnimeve ose virtualisht përmes platformës ZOOM, ku trajneri dhe ndihmës-trajneri shpjegojnë modulin. Kandidatët pajisen me librin e modulit dhe iu jepet hapësira për diskutim.

Kujt i dedikohet trajnimi?

Trajnimi iu dedikohet grupeve në vijim:

  • Mësimdhënësve të fushës Jeta dhe Puna
  • Koordinatorëve të cilësisë
  • Punonjësve të administratës së shkollës
  • Menaxhmentit të shkollës

Kohëzgjatja

16 orë trajnimi përgjatë 2 ditëve

Certifikimi

Kandidatët kanë mundësi të pajisen me certifikatë pas vlerësimit të suksesshem në kriteret vijuese:

  1. Pjesëmarrja në trajnim
  2. Detyrat për certifikim