Organizatë jofitimprurëse e themeluar me qëllim të promovimit të shërbimeve për edukim dhe trajnime, hulumtime dhe përafrim të arsimit me tregun e punës.
KCDF është e angazhuar në mbështetjen dhe përafrimin e të gjitha palëve me interes në fushën e edukimit në karrierë, arsimit dhe tregut të punës.
Bashkëpunim me odat ekonomike, shoqatat e bizneseve dhe bizneset për të realizuar hulumtime rreth indikatorëve të tregut të punës. Në të njëjtën kohë, KCDF punën për së afërmi me shkollat për të ofruar mbështetje në ndërlidhjen e partneriteteve me bizneset, me qëllim që hendeku i shkathtësive dhe profileve të kërkuara të tejkalohet.
Partneritetet e shumta të KCDF-së me institucionet publike (ministritë dhe komunat), organizatat lokale dhe ndërkombëtare dhe shoqatat e bizneseve mundësojnë organizimin e punëtorive dhe takimeve të rregullta me qëllim të koordinimit në mes të palëve. Disa nga objektivat të cilat synohen të arrihen përmes organizimit të forumit janë: Identifikimi i institucioneve publike, profesionistëve dhe organizatave […]
Përmes përvojës dhe përgatitjes profesionale të stafit tonë, në të kaluarën kemi implementuar projekte të shumta dhe aktualisht jemi duke implementuar disa projekte për palë të ndryshme, si ministritë, drejtoritë komunale të arsimit, shkollat dhe organizatat ndërkombëtare.
Mëso më shumëKCDF ka zhvilluar disa platforma të sofistikuara elektronike, të cilat ndërlidhen me fushën e arsimit dhe ndërmarrësisë. Ato kanë për qëllim që t'i ndihmojnë përdoruesit në procesin e këshillimit dhe orientimit në karrierë, përgatitjen e testeve elektronike, shpërndarjen e materialeve mësimore elektronike (e-learning), agregimin e fuqisë blerëse dhe identifikimit e vendeve të lira të punës apo punëkërkuesve.
Mëso më shumëKCDF synon që të hedhë dritë në vendimmarrjen e të gjitha institucioneve adekuate, duke rritur qasjen në të dhëna dhe informata rreth gjendjes ekzistuese dhe trendeve në fushën e orientimit në karrierë dhe ndërmarrësisë.
Mbështetja e zhvillimit të karierës është bërë më e rëndësishme se asnjëherë më parë. Me transformimin digjital, ekonominë e gjelbërt, ndryshimet demografike përshpjetohen, individët navigojnë në një treg pune gjithnjë e më kompleks. Në të njëjtën kohë, realitete sfiduese mbeten në shumë vende që kanë papunësi të lartë të të rinjve dhe sektorë të mëdhenj […]
KCDF ka publikuar buletinin e katërt me radhë në të cilin ofrohen informata rreth aktiviteteve dhe projekteve aktuale të organizatës tonë. Në këtë edicion të buletinit mund të lexoni mbi temat: Aftësimi i stafit të Qendrave të Karrierës për projektin “Mbështetja e Nxënësve të Klasave të IX-ta për Zgjedhje të Informuar rreth Shtegut të […]