Ky udhëzues është hartuar në kuadër të projektit ProCareer 2 dhe si rezultat i intervenimit “Zhvillimi i shërbimeve të orientimit në karrierë dhe ndërmarrësisë për të rinj’’ të implementuar nga KCDF dhe mbështetur nga Solidar Suisse. Udhëzuesi është përgatitur për mësimdhënësit e fushës Jeta dhe Puna që t’i mbështes ata në implementim të aktiviteteve që kanë të bëjnë me edukimin dhe orientimin në karrierë të nxënësve të klasave të IX-ta.

 

Përmes këtij intervenimi synohen të arrihen rreth 2,000 nxënës të klasës së IX-të dhe rreth 1,500 nxënës të klasës së XII-të nga shkollat e mesme të ulëta në komunën e Pejës, Deçanit, Klinës dhe Istogut. Ky intervenim u hartua me qëllim të:

  • Adresimit të mungesës së informatave tek nxënësit e klasës së IX-të rreth gjimnazeve dhe shkollave profesioneve, si dhe 
  • Zhvillimit të shkathtësive për vendimmarrje dhe planifikim të karrierës.

Në këtë aspekt, ofrohet mbështetje dhe koordinim mes akterëve për aktivitete që mbështesin nxënësit në arritje të objektivave si:

  • Njohja e vetvetes
  • Eksplorimi i botës së profesioneve
  • Njohja me drejtimet dhe shkollat e mesme të larta dhe
  • Marrje dhe zbatim të një vendimi për karrierë.