Sistemi Nacional për Mbështetjen e Zhvillimit të Karrierës në Kosovë
6 Tetor, 2022 | 945 ViewsMbështetja e zhvillimit të karierës është bërë më e rëndësishme se asnjëherë më parë. Me transformimin digjital, ekonominë e gjelbërt, ndryshimet demografike përshpjetohen, individët navigojnë në një treg pune gjithnjë e më kompleks. Në të njëjtën kohë, realitete sfiduese mbeten në shumë vende që kanë papunësi të lartë të të rinjve dhe sektorë të mëdhenj informal. Prandaj, këshillimi dhe edukimi për karrierë, janë kyçe për të ndihmuar individët të përmirësojnë aftësitë, të rikualifikohen, të zhvendosin vendet e punës dhe të menaxhojnë jetesën e tyre. Mbështetja për zhvillimin e karrierës është gjithashtu kyçe në arritjen e objektivave strategjikë në politikat e arsimit, trajnimit dhe punësimit, si dhe në mbështetjen e zhvillimit të shkathtësive sektoriale.
Raportin për Kosovën mund ta gjeni në faqen e ETF – Career development support system review – Kosovo | ETF. Ndërsa më poshtë mund të shkarkoni dhe lexoni një përmbledhje (blog) të përpiluar nga hartuesit e këtij raporti.