Tregu i punës dhe format e punësimit
20 Janar, 2021 | 4291 ViewsTregu i punës është vendi ku punëtori dhe punëdhënësi bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Këtu punëdhënësi siguron fuqinë punëtore që i duhet për kompaninë/organizatën/biznesin e tij ndërkaq punëkërkuesit sigurojnë një vend pune.
Në këtë përmbajtje shtjellohen llojet e punës, faktorët që formojnë raportet punonjës-punëdhënës, rëndësia dhe përfitimet e punës praktike dhe vullnetarizmit në vendin tonë, llojet e kontratave si dhe definohen terme të rëndësishme që kanë të bëjnë me punësimin, format e punësimit dhe papunësinë.
Kjo përmbajtje u zhvillua nga organizata KCDF me mbështetje të GIZ CDBE për 20 Shkollat Kampione në të cilat janë ngritur Klubet e Karrierës. Tashmë ky material është në dispozicion të të gjitha shkollave publike për shfrytëzim me qëllim të informimit rreth tregut të punës dhe formave të punësimit.